Urdhër për të qëlluar avionin, frikë nga sulmet kimike. Çfarë ndodhi brenda FBI-së më 11 Shtator?
Michael Chertoff ishte sekretar i Sigurisë Kombëtare në ditën e sulmeve të 11 shtatorit dhe shpejt u drejtua për në qendrën e komandës së FBI-së. Ai ka dhënë një pasqyrë se si ishte reagimi i ekspertëve më të shquar të sigurisë në vend. ‘Isha duke folur në telefon. Po flisja me zëvendësin tim dhe zëvendësi im tha se një avion goditi Qendrën Botërore të Tregtisë’, tha ai. ‘Dhe si shumë njerëz, reagimi im i parë është se ndonjë pilot i një avioni të vogël duhet të jetë ngatërruar’, shtoi Chertoff. ‘Por brenda pak minutash, ai tha se një avion i dytë e goditi dhe unë i thashë se nuk është aksident’, vazhdoi ai. ‘Ne e dinim që tani ishim nën sulm.’ Disa minuta më vonë,...
Burimi:
syri.net