Ura e Vashës në Klos, një prej destinacioneve më të bukura turistike
Ura e Vashës, një prej destinacioneve më të bukura turistike të zonës së Klosit, po tërheq këtë periudhë një numër të konsiderueshëm vizitorësh vendas dhe të huaj. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga “Ura e Vashës në Klos, një prej destinacioneve më të bukura dhe më të vizituara edhe nga turistët vendas e të huaj që freskohen në ujërat e lumit Mat në këto ditë të fundit të gushtit. E vendosur mbi lumin Mat, mes Klosit dhe fshatit Guri i Bardhë, Ura e Vashës ndërthur vlerat e trashëgimisë kulturore me peizazhin natyror të zonës, duke u kthyer në një pikë të preferuar për turistët që zgjedhin të eksplorojnë destinacionet jashtë itinerareve tradicionale. Vizitorët ndalen pranë urës për të shijuar peizazhin, për të...
Burimi:
kultplus.com