“Ura e Vashës”, çfarë s’bënin për t’u martuar…

“Ura e Vashës”, çfarë s’bënin për t’u martuar…

Ura e vashës në lumin e Matit Toponimia jonë është shpesh e ndërlidhur me mite dhe legjenda të ndryshme. Nuk mungojnë as gojëdhana trishtuese që flasin sidomos për dashuri të pamundshme, dashuri me fund tragjik. Një vajzë apo djalë s’do ketë fatin të bashkohen me tjetrin, dhe këtu nisë fatkeqësia e njëkohësisht edhe gojëdhëna. Sa i përket shtrirjes gjeografike, Ura e Vashës gjendet mes fshatrave Klos dhe Guri i Bardhë. Ura e Vashës ishte e vetmja rrugë lidhëse në rrjedhën e sipërme të lumit të Matit.Arkitekturalisht ishte e ndërtuar me një hark, ndërsa në anën e djathtë të rrjedhës ka një dritare shkarkuese. Këmbët e urës 11 metërshe janë vendosur në malin e Vërrithit dhe malin e Dishit. Midis dy këmbëve janë 7 metra ,...