Ura e Krimesë goditet për të tretën herë këtë javë, trafiku hekurudhor ndalon
Forcat ukrainase kanë goditur sërish të enjten urën që lidh Rusinë me gadishullin e pushtuar të Krimesë, më pak se dy ditë pas një sulmi të mëparshëm që shkaktoi shembjen e një seksioni të tërë të kalimit. Bëhet fjalë për herën e tretë brenda një jave që ura e Krimesë merr goditje, sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës në platformën X. Sipas ministrisë, raketa ukrainase Neptune kanë goditur pjesën hekurudhore të urës, me goditje të regjistruara pranë harkut dhe në shina. Shtrirja e dëmeve vijon të vlerësohet dhe trafiku i trenave është ndalur. Të martën, Ukraina e kishte goditur urën me raketa dhe dronë, duke e ndarë në dysh pjesën rrugore. “Për Rusinë, ura është një rrip transportues për luftën e saj, që...
Burimi:
kohajone.com