‘Unseen’ dhe ‘Bolero’ ngjiten në skenën e TKOB

‘Unseen’ dhe ‘Bolero’ ngjiten në skenën e TKOB

Muzika klasike dhe kërcimi bashkëkohor u bashkuan në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, përmes dy veprave koreografike të artistit grek Andonis Foniadakis. “Unseen” dhe “Boléro”, të frymëzuara nga muzika e kompozitorit francez Maurice Ravel, sollën dy mënyra të ndryshme të përjetimit të lëvizjes, emocioneve dhe energjisë në skenë. Në veprën “Unseen”, trupi bëhet një mjet shprehjeje për atë që nuk shihet, por ndihet. TË LIDHURA“Akullthyesit” rikthehen në skenëAlfred Mirashi Milot pjesë e ekspozitës ‘Mingling’Vallja e Osman Takës bëhet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të ShqipërisëNdryshe nga kjo atmosferë, “Boléro” e zhvendos vëmendjen te ritmi dhe intensiteti fizik. E ndërtuar mbi përsëritjen karakteristike të kompozimit të Ravelit, vepra zhvillohet gradualisht, duke e rritur energjinë dhe tensionin skenik. Lëvizjet bëhen gjithnjë e më dinamike,...