Universiteti i Shkodrës dhe Biblioteka Kombëtare, marrëveshje bashkëpunimi për studimet albanologjike

Universiteti i Shkodrës dhe Biblioteka Kombëtare, marrëveshje bashkëpunimi për studimet albanologjike

18 September, 2026 - 15:44 Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë formalizuan një marrëveshje bashkëpunimi, me fokus në studimet albanologjike, kërkimin shkencor dhe ruajtjen e trashëgimisë së shkruar shqiptare. Marrëveshja u nënshkrua nga rektorja e Universitetit të Shkodrës, Blerta Dragusha, dhe drejtorja e Bibliotekës Kombëtare, Majlinda Toçi. Në kuadër të marrëveshjes parashikohet zhvillimi i kërkimeve dhe projekteve të përbashkëta në fusha si gjuhësia, bibliografia, arkivistika dhe trashëgimia dokumentare. Bashkëpunimi do të shtrihet gjithashtu në projekte akademike, botuese dhe digjitale me interes të përbashkët për të dy institucionet. Një pjesë e rëndësishme e marrëveshjes lidhet me përfshirjen e studentëve, doktorantëve, pedagogëve dhe studiuesve në veprimtari të përbashkëta. Kjo synon të krijojë mundësi të reja për kërkimin shkencor dhe studimin e koleksioneve albano-ballkanologjike...