Universiteti i Prishtinës përmirëson pikët në renditjen THE 2027, sqarohet ndryshimi i grupimit

Universiteti i Prishtinës përmirëson pikët në renditjen THE 2027, sqarohet ndryshimi i grupimit

Universiteti i Prishtinës ka shënuar përmirësim të performancës në treguesit e renditjes botërore të universiteteve nga Times Higher Education (THE), ndërsa kalimi nga grupi 1501+ në grupin 2001+ për vitin 2027 nuk nënkupton rënie prej 500 pozitash, sipas sqarimit të publikuar nga universiteti. Ndryshimi lidhet me metodologjinë e grupimit të universiteteve nga THE. Në renditjen e vitit 2026, grupi 1501+ përfshinte të gjitha institucionet pas pozitës së 1500-të, pa i ndarë ato sipas intervaleve të mëtejshme. Për vitin 2027, ky grup është ndarë në katër kategori: 1501–1600, 1601–1800, 1801–2000 dhe 2001+. Për këtë arsye, krahasimi i drejtpërdrejtë i dy grupeve nuk mund të interpretohet si rënie prej 500 pozitash në renditjen botërore. Sipas të dhënave të paraqitura nga Universiteti i Prishtinës, pikët e përgjithshme të...