Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” vendos studentin më pranë profesionit, “Pakti UNIEL për Praktikën dhe Punësimin”
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” nis vitin akademik 2026–2027 me një orientim të ri, që synon të forcojë lidhjen e studentëve me profesionin dhe tregun e punës. Në një konferencë për shtyp, rektorja Prof. Dr. Elvira Fetahu prezantoi “Paktin UNIEL për Praktikën dhe Punësimin”, si një nga drejtimet e rëndësishme të zhvillimit të universitetit. Pakti synon që studentët të mos e njohin profesionin vetëm pas përfundimit të studimeve, por ta provojnë dhe ta ndërtojnë lidhjen me të që gjatë viteve universitare, përmes praktikave, mentorimit, projekteve reale dhe bashkëpunimit me institucionet dhe sipërmarrjen. Universiteti ka ngritur tashmë një Bord Këshillimor të Biznesit, duke krijuar një urë më të drejtpërdrejtë mes akademisë dhe botës profesionale. Sipas rektores Fetahu, ky bashkëpunim do të zgjerohet në çdo program studimi,...
Burimi:
kohajone.com