UNISHK hap procedurën për antarët e Bordit të Administrimit, rikthehet kriteri i pastërtisë së figurës…

UNISHK hap procedurën për antarët e Bordit të Administrimit, rikthehet kriteri i pastërtisë së figurës…

Deklaratat mediatike se në procedurën e kandidimit për tre vendet e hapura është hequr kërkesa për verifikimin e pastërtisë së figurës nuk përputhen me kuadrin ligjor që rregullon këtë proces.Tre vendet e hapura i përkasin personelit akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe, për kandidatët që janë subjekt i verifikimit sipas legjislacionit në fuqi, detyrimet përkatëse burojnë nga ligji dhe nuk mund të ndryshohen apo të shfuqizohen me një njoftim apo akt të brendshëm të universitetit.Në mënyrë të veçantë, Ligji nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ndryshuar me ligjin nr. 38/2016, përcakton rregullat për verifikimin e integritetit dhe parashikon detyrimet e organeve kompetente në proceset përkatëse. Ligji përcakton gjithashtu se, në rast konflikti me...