UNESCO: Arkiva audiovizuale, dritarja juaj drejt botës

UNESCO: Arkiva audiovizuale, dritarja juaj drejt botës

Sot është Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizuale. Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizuale ofron një mundësi për të nderuar përpjekjet e specialistëve të cilët ruajnë materiale që mund të jenë në rrezik humbjeje. Kjo ditë botërore shërben për të rritur ndërgjegjësimin e përgjithshëm mbi nevojën për të ndërmarrë masa urgjente, si dhe për të njohur rëndësinë e dokumenteve audiovizuale. Tema e këtij viti për Ditën Botërore është “Dritarja juaj drejt botës”, duke vënë në pah rolin thelbësor të trashëgimisë audiovizive në marrëdhëniet dhe mirëkuptimin mes shoqërive anembanë botës. Në një komunikatë të UNESCO-s, thuhet se, “arkivat audiovizuale rrëfejnë histori rreth jetëve dhe kulturave të njerëzve nga e gjithë bota. Ato përbëjnë një trashëgimi të paçmueshme, e cila është një pohim i kujtesës sonë kolektive dhe një...