Unë Bos, ti Bos, po lopën kush do e kullosë?!

Unë Bos, ti Bos, po lopën kush do e kullosë?!

Nga Ylli Manjani Platformat politike të pagëzuara si “Besa” apo “Pasqyra” janë, pa dyshim, forma më e re e marketingut politik që Edi Rama ka zgjedhur për komunikimin me publikun. Mund të jesh dakord ose jo me përmbajtjen e tyre, por një gjë është e padiskutueshme, ato përfaqësojnë vizionin politik të momentit të njeriut që qeveris vendin. Të kuptohemi, këtu nuk ka asgjë të jashtëligjshme apo të pazakontë. Kush qeveris ka jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin të shpalosë vizionin e vet, të propozojë ide, të hapë debate dhe të kërkojë mbështetje për to. Në këtë pikë, Edi Rama është krejtësisht legjitim. Problemi nis një hap më pas. Kur pas kryeministrit rreshtohen ministrat, deputetët dhe çdo vartës politik për të prodhuar jehonën e tij,...