Zjarret përfshijnë vendin, disa vatra ende aktive nga Dajti në Vilëz

Zjarret përfshijnë vendin, disa vatra ende aktive nga Dajti në Vilëz

Shqipëria po vijon të digjet prej flakëve që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh, duke shkaktuar dëme të mëdha. Vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive në Dajt, Cikallesh, Priskë të Madhe, Panahor–Ndrenie–Vlosht, Koilac–Greshicë, Abaze dhe Vilëz, njofton Ministria e Mbrojtjes.   Njoftimi: Ministria e Mbrojtjes - përditësim mbi situatën e zjarreve (9 gusht 2026, ora 17:00) Në operacionet për menaxhimin e vatrave të zjarrit në vend rezultojnë të angazhuara të paktën 227 forca operacionale dhe 16 mjete zjarrfikëse e mbështetëse, ndërsa janë raportuar edhe 4 angazhime ajrore: 3 helikopterë, 1 avion Air Tractor. Në qarkun Tiranë, në zonën e Dajtit, pranë fabrikës së ujit Selita, gjatë mesditës janë rishfaqur disa vatra zjarri, ku po vijon ndërhyrja dhe monitorimi. Nuk ka rrezik për zonat e...