Zelensky zbulon planin rus, si Kina e ndaloi Putinin nga hedhja e bombës atomike

Zelensky zbulon planin rus, si Kina e ndaloi Putinin nga hedhja e bombës atomike

Rusia ishte një hap larg përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë. Por sipas informacioneve të fundit ka qenë Kina ajo që ka ndaluar Rusinë të ndërmarrë një hap të tillë. Ky fakt është bërë me dije nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. “Mendoj se keni dëgjuar zëra të tillë në median ruse: ‘Po sikur t’u përgjigjemi sulmeve të Ukrainës me armë bërthamore?’ Dhe më duket se kjo ishte hera e parë që Kina… u përgjigj drejtpërdrejt në një formë ultimatumi – se nuk mund të ketë asnjë mendim për përdorimin e armëve bërthamore”, tha Zelenskyy. Presidenti ukrainas tha se mësoi për ndërhyrjen e Pekinit nga udhëheqësit evropianë në samitin e NATO-s në Ankara, ku ata biseduan për “rolin e Kinës në përfundimin e luftës [në...