Iu gjet një sasi kokaine e fshehur në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Iu gjet një sasi kokaine e fshehur në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi iu gjet u gjet një qese me rreth 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje. 38-vjeçari u kap në Mëzez teksa lëvizte me një makinë tip ‘Audi’. Lënda narkotike u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin. Njoftimi i policisë: Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga puna operative, në vijim të aksioneve të Policisë së Tiranës, për kapjen e shtetasve që shesin lëndë narktotike në sasi dhe në doza, në zona me frekuentim të lartë dhe në zona të tjera të kryeqytetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin e koduar “Destinacioni”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 38...