Xhixha qëndron në “shtëpi”, Tirana arrin marrëveshjen e rinovimit me sulmuesin kryesor dhe liderin e ekipit
Tirana ka arritur të mbyllë një nga lëvizjet më të rëndësishme të kësaj merkatoje vere. Redon Xhixha do të vazhdojë të jetë pjesë e bardhebluve, pas thashethemeve të shumta në lidhje me largimin e tij të mundshëm te Shkëndija. Xhixha ishte një faktor tejet i rëndësishëm në misionin për ta shpëtuar Tiranën nga rënia, teksa në fund të sezonit i përfundoi kontrata. Pas negociatave, Xhixha ka zgjedhur sërish me zemër. Sulmuesi nga Laçi e ka treguar prej kohësh se fanella bardheblu është ajo që i jep më shumë ndjesi. Synimi i Tiranës në sezonin e ri do të jetë pjesa e sipërme e tabelës në një moment kur konkurrenca është tejet e madhe dhe disa klube po investojnë shuma të mëdha. Xhixha pritet të jetë...
Burimi:
top-channel.tv