Vrasja e policit në Korçë, prokuroria: Autori shtiu i pari, nga arma e Mekollit s’është qëlluar asnjë plumb

Vrasja e policit në Korçë, prokuroria: Autori shtiu i pari, nga arma e Mekollit s’është qëlluar asnjë plumb

Zbardhet e plotë dinamika që hedh dritë mbi operacionin policor në malin e Bodesë, ku mbeti i vrarë efektivi i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli dhe u plagos kolegu i tij, Edison Adri. Sipas Prokurorisë, plani operacional për kapjen e Violand Braçellarit u hartua pas kallëzimit të një 32-vjeçari, i cili kishte disa ditë që punonte si çoban te bagëtitë e 43-vjeçarit. Ai i tha policisë se u dhunua dhe kanos me qytë arme nga Braçellari, ndërsa tregoi vendin ku qëndronte, pranë stallave të bagëtive dhe dispononte një armë automatike edhe një armë gjahu. Mëngjesin e 4 qershorit, rreth orës 07:00, forcat e Policisë së Korçës, sipas planit operacional, u afruan pranë stallave dhe nisën rrethimin e disa ndërtesave në zonë. Sipas dosjes, pa përfunduar...