Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Vlorë, te rrethrrotullimi i Çoles, në lagjen 24 Maji. Burime për mediat bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur 27-vjeçari Franko Zanaj nga Selenica, i cili ka marrë një plumb në pjesën e kofshës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mesohet se autori ka qëlluar nga një motor në ecje dhe më pas është larguar me shpejtësi. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.