“Para 4 vitesh i ofrova Zhegrovën Udinezes”, menaxheri italian: Është lojtar për këto ekipe, jo për Juventusin

“Para 4 vitesh i ofrova Zhegrovën Udinezes”, menaxheri italian: Është lojtar për këto ekipe, jo për Juventusin

Masimo Brambati ka analizuar situatën e Juventusit në emisionin “Marakana” të “Tuttomercatoweb.com’. Ish-lojtari dhe menaxheri italian ka treguar se përpara 4 viteve i ka ofruar Udinezes Edon Zhegrovën. Sipas tij, sulmuesi shqiptar është i denjë për ekipe të nivelit të Udinezes dhe jo për Juventusin. “Katër vjet më parë, ia ofrova Zhegrovën Udinezes dhe ai ishte një lojtar që po shkëlqente. Është një lojtar që mund të transferohej në njërën nga këto skuadra, por jo te Juve. Jo për të thënë që e kuptoj dhe të tjerët jo, por po them se ky menaxhment, përveç performancave të dobëta këtë vit në janar në kërkim të një sulmuesi, nuk më ka dhënë kurrë përshtypjen se janë të aftë”, ka thënë Masimo Brambati./Sport Ekspres/