Vodhi një shtëpi dhe një makinë/ E pëson keq shqiptari në Greqi, gjendet nga gjurmët e tabletit

Vodhi një shtëpi dhe një makinë/ E pëson keq shqiptari në Greqi, gjendet nga gjurmët e tabletit

Një shqiptar 44-vjeçar, i cili dyshohet se banonte në zonën e Istiaias në Evian veriore, u kap nga policia në rrethana të pazakonta. Sipas mediave greke, 44-vjeçari vodhi një makinë në Edipsos dhe më pas kaloi në Fthiotida. Të nesërmen, në Nea Anchialos, hyri me forcë në shtëpinë e një mësuesi, ku grabiti bizhuteri, ora, një laptop dhe një tablet. Mësohet se vendndodhja e shqiptarit u mësua nga autoritetet përmes gjurmimit nga aplikacionet e tabletit.