VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës
Një ari ka hyrë në ndërtesën e shenjtë në fshatin Dobërgorë të Bashkisë Devoll, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Objekti njihet si simbol i bashkëjetesës fetare mes të krishterëve dhe myslimanëve në zonë. Sipas banorëve të fshatit, kafsha e egër ka shkatërruar orendi dhe objekte të ndryshme brenda godinës. Incidenti ka shkaktuar shqetësim të madh te banorët, të cilët kanë raportuar praninë e ariut dhe dëmet e shkaktuara. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet kompetente për riparimin e dëmeve dhe për marrjen e masave preventive. Ata theksojnë se prania e kafshëve të egra pranë zonave të banuara është kthyer në një problem në rritje, që kërkon vëmendje dhe zgjidhje të qëndrueshme.
Burimi:
javanews.al