VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje
Gjirokastra vijon të tërheqë turistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët e përjetojnë “qytetin e gurtë” përmes historisë, arkitekturës, traditës dhe mikpritjes. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale video me përshtypjet e turistëve për Gjirokastrën, ku vizitorë nga Australia, Suedia, Zelanda e Re, Belgjika, Holanda dhe vende të tjera tregojnë për eksperiencat e tyre në këtë qytet. “Jam nga Australia dhe vendi im i preferuar në Gjirokastër është tuneli i Luftës së Ftohtë”, shprehet një turist, ndërsa një vizitore nga Suedia veçon Muzeun Etnografik. “Më pëlqen vërtet shumë Muzeu Etnografik”, shprehet ajo. Pazari është një tjetër prej pikave më të pëlqyera për pushuesit e huaj. “Është kaq multikultural dhe mund të blesh shumë gjëra”, thotë një turist, ndërsa një tjetër veçon kombinimin...
Burimi:
javanews.al