VIDEO/ Bujaka dhe Mimoza publikojnë projektin ”Lule Mimoza”
Showbiz E Mërkurë, 22 Korrik 2026 18:15 DJ Bujaka dhe Mimoza Ahmeti kanë publikuar më në fund bashkëpunimin e tyre muzikor me titull “Lule Mimoza”. Projekti i shumëpërfolur vjen pas pritjes së madhe të publikut dhe sjell një kombinim të veçantë mes dy artistëve. Kënga ishte paralajmëruar më herët nga Bujaka, i cili kishte treguar se “Lule Mimoza” ishte një projekt i përgatitur prej kohësh. Bashkëpunimi me Mimozën vjen pas njohjes dhe vëmendjes së madhe që të dy morën gjatë pjesëmarrjes në “Ferma VIP”. Me ritme dhe atmosferë festive, “Lule Mimoza” vjen si një dhuratë muzikore për fansat, ndërsa dyshja synon të sjellë një tjetër hit në skenën shqiptare.
Burimi:
kohajone.com