Humb jetën në një aksident automobilistik aktorja e “Godzilla”, në moshën 18 vjeçare

Humb jetën në një aksident automobilistik aktorja e “Godzilla”, në moshën 18 vjeçare

Aktorja amerikane Kaylee Hottle, e njohur për rolin e saj si Jia në filmat “Godzilla vs. Kong” dhe “Godzilla x Kong: The New Empire”, ka humbur jetën në një aksident automobilistik në shtetin e Maryland, SHBA. Ajo ishte vetëm 18 vjeç. Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës në zonën e Ijamsville, kur automjeti ku udhëtonte doli nga rruga dhe u përplas me një kanal kullues. Hottle ishte një nga dy pasagjeret në makinë. Drejtuesi i automjetit u dërgua në spital me lëndime të lehta, ndërsa pasagjeri tjetër refuzoi ndihmën mjekësore. Policia dyshon se shpejtësia e lartë ka qenë një nga shkaqet e aksidentit. Kaylee Hottle ishte e shurdhër që nga lindja dhe përdorte gjuhën amerikane të shenjave (ASL), ashtu si...