UEFA kërcënon FIFA-n: Bojkotojmë Botërorin nëse ndryshoni rregullat!
Adriatik BALLA Përplasjet mes UEFA-s dhe FIFA-s pas qëndrimeve të dyshimta të Infantinos arrijnë kulmin. Anëtarët e UEFA-s kanë votuar për të bojkotuar Kupën e Botës nëse FIFA vazhdon me planet për të krijuar një degë prej 20 miliardë dollarësh për ta udhëhequr këtë garë dhe për të shituar aksione tek investitorët privatë. Vendimi u mor në një mbledhje të jashtëzakonshme të enjten. UEFA që e qeveris futbollin evropian, e ka bërë të qartë kundërshtimin duke dalë me disa deklarata publike. Vendimi fuqizon deklaratat kundërshtuese. Bojkoti do të vlejë për të gjitha garat e FIFA-s, përfshirë Botërorët në të dyja gjinitë dhe do të hyjë në fuqi nëse propozimet e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, do të marrin mbështetjen e shteteve anëtare. Hera e parë...
Burimi:
sot.com.al