Trump ironizon sërish Melonin: Mu lut të bënim foto bashkë, pranova se më erdhi keq

Trump ironizon sërish Melonin: Mu lut të bënim foto bashkë, pranova se më erdhi keq

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka bërë deklarata të forta gjatë një telefonate me emisionin “L’Aria che tira” në televizionin La7, ku ka folur për marrëdhëniet e tij me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe për çështje të ndryshme ndërkombëtare. “Ndoshta është e lumtur që kam folur me të, por nuk isha i detyruar”, tha Trump. Ai tha gjithashtu se ajo i kishte kërkuar të bënin një foto së bashku, duke shtuar me ironi se e kishte pranuar nga keqardhja. Në intervistën e zhvilluar me gazetaren Daniele Compatangelo, ai u pyet edhe për luftën në Ukrainë dhe perspektivën e anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian, duke deklaruar se nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në këtë çështje dhe se qëndrimi i SHBA-së është për “paqe”....