Trajneri Deliallisi mbyll bashkëpunimin me Korabin, i del emri në Kosovë

Trajneri Deliallisi mbyll bashkëpunimin me Korabin, i del emri në Kosovë

Trajneri Alfred Deliallisi ka mbyllur aventurën e tij me Korabin dhe tashmë është i lirë për të nisur një projekt të ri. Palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin, pasi nuk arritën të gjenin gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës, e cila përfundoi në fund të sezonit. “Divorci” ishte konsensual, me palët që falënderuan njëri-tjetrin për bashkëpunimin dhe për arritjen e objektivit të mbijetesës në sezonin e kaluar. Deliallisi zhvilloi një sezon pozitiv në Kategorinë e Parë dhe konsiderohet një nga trajnerët e brezit të ri që ka spikatur me punën e tij. Sezonin e tij më të mirë, Deliallisi e regjistroi në 2022-2023, ku arriti të mbaj në sallonet e mëdha të futbollit shqiptar një ekip të vogël si Erzeni, që befasoi me paraqitet...