Historike/ Maroku nuk ndalet, Botërori i 2026 ka tjetër goditje të madhe, Holanda kthehet me Gjermaninë në shtëpi
Në një nga ndeshjet më emocionuese të fazës së 1/16-tës së Kupës së Botës 2026, Maroku ka arritur një fitore historike ndaj Holandës, duke e eliminuar pas gjuajtjeve të penalltive në “Monterrey Stadium”. Ndeshja ishte një betejë e vërtetë taktike dhe fizike. Pas një pjese të parë të barabartë, Holanda arriti të zhbllokojë rezultatin në minutën e 72-të, kur Cody Gakpo shfrytëzoi për mrekulli një rast për të kaluar “Tulipanët” në epërsi. Kur dukej se holandezët po shkonin drejt kualifikimit, Maroku nuk u dorëzua. Në minutën e parë të shtesës së ndeshjes (minuta 90+1), Issa Diop shënoi golin e barazimit, duke dërguar tifozët marokenë në delir dhe duke e çuar ndeshjen në vazhdime. Pas 30 minutave shtesë ku rezultati mbeti i pandryshuar 1-1, fati i...
Burimi:
sportekspres.com