Tragjike/ Makina përfundon në kanal, dy gra rreth të 50-tave humbin jetën
Një aksident tragjik është regjistruar ditën e sotme në fshatin Delisufaj të Lushnjës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy gratë që ndodheshin në automjet. Viktimat janë identifikuar si Mirela Hasko dhe Florije Xhepa, të dyja rreth 50-vjeçe. Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe grupi hetimor, ndërsa vijojnë veprimet për nxjerrjen e automjetit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti dhe çfarë ka shkaktuar daljen e automjetit nga rruga. Grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit me pasoja tragjike.
Burimi:
ntv.al