Trafik kokaine Shqipëri – Salento/ EMRAT e shqiptarëve të arrestuar dhe 44 vjeçarit që ishte menaxheri i bazës

Trafik kokaine Shqipëri – Salento/ EMRAT e shqiptarëve të arrestuar dhe 44 vjeçarit që ishte menaxheri i bazës

Antimafia italiane në Breshia ka përmbyllur hetimet paraprake ndaj një organizate të dyshuar transnacionale të trafikimit të drogës. Hetimi, i koordinuar nga Zëvendësprokurorja Roberta Panico, zbuloi një rrjet të dendur trafiku narkotikësh, që përfshin Shqipërinë dhe disa provinca italiane, përfshirë Lecce-n, ku grupi mund të ishte mbështetur në baza logjistike dhe figura të besueshme për të shpërndarë kokainën, raportojnë mediat italiane. Në zemër të lidhjes së Salentos janë emrat e Altin Shehaj, një 44-vjeçari shqiptar që jetonte në Alliste, dhe Fabio Perdicchia, një 56-vjeçar nga Melissano. Sipas prokurorisë, i pari mbante një rol të lartë në menaxhimin e "bazës së Leçes", duke mbikëqyrur blerjen e sasive të mëdha të drogës së furnizuar nga banda dhe shpërndarjen e tyre të mëvonshme në të gjithë zonën. Akuzat...