“Thirrja ime është e qartë…”/ Marta Kos, në Kosovë: Shumë reforma kanë ngecur, sfidat ekzistojnë por vendi duhet…
Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, i bëri thirrje klasës politike kosovare që të gjejë gjuhë të përbashkët për t’i dhënë fund ngërçit të gjatë politik dhe institucional dhe për të formuar institucione të qëndrueshme, në mënyrë që vendi të ecë përpara drejt Bashkimit Evropian. Këtë deklaratë, Marta Kos e bëri gjatë një vizite në Prishtinë, ku zhvilloi biseda të ndara me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Komisionerja për zgjerim e BE-së tha se Kosova ende nuk e ka statusin e vendit kandidat për në BE, “por për ta arritur këtë dhe për t’u anëtarësuar në BE, Kosova duhet të ketë sa më parë institucione të qëndrueshme dhe funksionale”. “Thirrja ime është e...
Burimi:
sot.com.al