‘Thikë pas shpine për qytetarët”, Boçi sulmon hartën e re territoriale: PS po bën reformë për vota

‘Thikë pas shpine për qytetarët”, Boçi sulmon hartën e re territoriale: PS po bën reformë për vota

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Territoriale, Luçiano Boçi, e ka cilësuar draftin e ri të hartës territoriale të propozuar nga Partia Socialiste si një projekt politik dhe “një thikë pas shpine për qytetarët”. Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti demokrat thotë se drafti nuk është produkt i punës së Komisionit, por një nismë e njëanshme e mazhorancës, duke e akuzuar se synon interesa elektorale dhe jo përmirësimin e pushtetit vendor. Deklarata e plotë e Boçit “Drafti i paraqitur nga deputetët e PS për ndarjen territoriale është një tekst politik, i ndërtuar për të legjitimuar një vendim të marrë paraprakisht. Është thjesht e vetëm një Hartë elektorale 2.0 Si e tillë është një iniciativë jo institucionale shtetërore me vija politike dhe matematikë votash që dekonsideron...