‘Spiralë problematike’/ Analisti: Kosova në krizë politike dhe institucionale, rreziku i bllokimit të demokracisë

‘Spiralë problematike’/ Analisti: Kosova në krizë politike dhe institucionale, rreziku i bllokimit të demokracisë

Në një lidhje Skype për emisionin e mesditës në Syri TV, gazetari dhe analisti Ben Andoni ka komentuar zhvillimet politike në Kosovë, duke analizuar sfidat që po përballet sistemi demokratik dhe funksionimi institucional i vendit. Andoni u shpreh se Kosova ndodhet në një fazë të rëndësishme të konsolidimit të shtetit, ku proceset zgjedhore zhvillohen brenda standardeve demokratike, por sipas tij problemi kryesor shfaqet në fazën e funksionimit paszgjedhor të institucioneve. Ai theksoi se vendi po përballet me një “spiralë problematike me thelb demokratik”, duke përmendur distancimin e madh mes forcave politike dhe mungesën e kulturës së kompromisit institucional. Sipas tij, një faktor shtesë i ngërçit politik lidhet edhe me dominimin e një force politike në Kuvend, si dhe me dobësitë e opozitës, të cilën e...