SPAK zbardh pasuritë e Belinda Ballukut, të implikuar oligarkë dhe biznesmenë, vila dhe apartamente në gjithë…
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka thelluar hetimet ndaj Belinda Ballukut, ish-zv/kryeministre dhe ish-ministre e Infrastrukturës, e cila po hetohet si e dyshuar për abuzime me tendera rrugësh me vlera qindra milionë euro. Gazeta “SOT” ka mësuar se ditët e fundit agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe prokurorë special kanë mbyllur darën rreth ish-zv/kryeministres Balluku. Ky aksion masiv vjen pas dyshimeve të forta se zonja Balluku ka shumë pasuri të fshehura. Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka firmosur urdhër-kontrollet që kanë vënë në lëvizje prokurorët specialë në një operacion të shtrirë në disa nivele. Shënjestër e këtyre bastisjeve nuk kanë qenë vetëm zyrtarët, por edhe familjarë, biznesmenë të njohur dhe oligarkë të fuqishëm që kanë lidhje me Ballukun. Prapaskenat Por kthesa e madhe në hetime ka...
Burimi:
sot.com.al