‘Vetëm PD bën zgjedhje reale’/ Këlliçi: Rikonfirmimi i Sali Berishës me referendum, proces demokratik si në PPE
Deputeti i PD, Belind Këlliçi deklaroi në studion e Syri TV me Edvin Parrucën, se referendumi për rikonfirmimin e Sali Berisha si kryetar i Partisë Demokratike po shoqërohet me një pjesëmarrje të lartë të anëtarësisë në të gjithë vendin. Sipas tij, interesi i demokratëve për këtë proces ka tejkaluar edhe pritshmëritë, duke e cilësuar referendumin si një ushtrim demokratik që ndjek standardet e partive të djathta europiane. Këlliçi krahasoi procesin në PD me mënyrën se si zhvillohen zgjedhjet në Partia Popullore Europiane, duke përmendur rastin e rizgjedhjes së Manfred Ëeber me referendum në krye të PPE-së. Ai akuzoi gjithashtu mazhorancën se nuk zhvillon më procese të brendshme zgjedhore, ndërsa theksoi se PD mbetet forca e vetme politike në Shqipëri që garanton garë dhe votim brenda...
Burimi:
syri.net