Lamallari dhe Kumbaro mbajnë “peng” shkarkimin e të korruptuarit Ilirjan Mandro, kush e sponsorizon Rektorin e…

Lamallari dhe Kumbaro mbajnë “peng” shkarkimin e të korruptuarit Ilirjan Mandro, kush e sponsorizon Rektorin e…

Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë viteve të fundit, krahas referimit në SPAK të dhjetëra kallëzimeve penale për përvetësim të parave dhe pasurive publike, krime mjedisore dhe krime kundër shëndetit, ka rekomanduar edhe shkarkimin nga detyra të disa drejtorëve përkatës, duke i identifikuar si përgjegjës për dhjetëra milionë euro dëm ekonomik. Por, rekomandimet e KLSH janë refuzuar dhe sfiduar nga pushteti dhe ministrat përkatës, duke mbajtur në detyrë drejtorët e skeduar për abuzime dhe kërdi me pasuritë publike. Nuk vihet në diskutim se është organi i akuzës dhe gjykatat që veshin me përgjegjësi penale një pushtetar, por koha ka treguar se konstatimet e KLSH janë kthyer nga drejtësia në dosje penale dhe zyrtarët e skeduar për afera korruptive me pasuritë dhe parave publike, në shumë...