Sot protesta në Tiranë për Zvërnecin, Rama reagon nga Berati: PS mbrojti Parkun e Vjosës! S’po e cënojmë natyrë

Sot protesta në Tiranë për Zvërnecin, Rama reagon nga Berati: PS mbrojti Parkun e Vjosës! S’po e cënojmë natyrë

Në kuadër të 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Berat, kryeministri Edi Rama u shpreh se falë punës së kësaj force politike, qyteti i Beratit ka pësuar transformim të ndjeshëm. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës ka qenë pjesë e programit të Partisë Socialiste dhe se qeveria socialiste ka zgjeruar ndjeshëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në vend. “Nuk mund të rri dot pa u ndalur te tema e ditës, e natyrës. Parku Kombëtar i Vjosës ka qenë pjesë e planit të PS. Nuk e kanë vënë nën mbrojtje ata që duan ta mbrojnë nga ne, e kemi vënë ne. Shqipërinë me 25% të territorit të mbrojtur, nga shumë herë më pak se sa e gjetëm, e kemi vizatuar...