Skema e re e qeverisë, plazhet tashmë me shërbim 24 orë pastrimi
Ndarja dhe administrimi i plazheve përgjatë vijës bregdetare vit pas viti ka nxjerrë në pah problematika nga më të ndryshmet për sipërfaqet që shfrytëzohen nga subjekte private dhe bashkitë e deri tek pastërtia veçanërisht e plazheve të caktuara si publike. Këtë sezon veror ndryshimet e qeverisë sa i takon administrimit të plazheve parashikojnë edhe një mënyrë ndryshe të pastrimit të tyre, tashmë me shërbim 24 orë. Drejtori i agjencisë rajonale të bregdetit në Durrës që është struktura përgjegjëse që do të verifikojë në terren kushtet dhe rregullat e administrimit të plazheve, shpjegon skemën e re të pastrimit. Sipas udhëzimeve të reja të qeverisë, është forcuar roli i institucioneve përgjegjëse në terren për monitorimin e zbatimit të rregullave, me fokus të veçantë tek kontrolli i zhurmave...
Burimi:
javanews.al