“Simboli i korrupsionit dhe i dështimit”/ Kalaja publikon pamjet: Jemi në nivel epidemie, institucionet heshtin
Aulon Kalaja ka publikuar pamje skandaloze nga Fushë-Kruja, ku denoncon një situatë të rëndë me grumbullimin e mbetjeve në zonën e Kodër-Dollakës, pranë fshatit Halil dhe kalasë së lashtë të Zgërdheshit. Sipas Kalasë, ajo që dikur mund të ishte një zonë me potencial të lartë turistik është kthyer në një “mal me plehra”, si pasojë e mungesës së menaxhimit dhe neglizhencës institucionale. “Ndodhem në malin me plehra në Fushë-Krujë, në një nga zonat më të rëndësishme historike të Shqipërisë, pranë Albanopolisit, nga ku kemi marrë edhe emrin Albania. Ky është simboli i korrupsionit dhe i dështimit të menaxhimit të mbetjeve”, deklaron Kalaja. Ai akuzon institucionet përgjegjëse se kanë lejuar krijimin e një situate alarmante mjedisore, duke pretenduar se zona nuk funksionon si landfill dhe nuk...
Burimi:
sot.com.al