Si Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim
Një denoncim i rëndë ka mbërritur në redaksinë e Maska.al, ku disa punonjës me origjinë nga vendet aziatike, kryesisht nga Myanmari, kanë ngritur pretendime serioze për kushtet në të cilat, sipas tyre, punojnë në restorantin “Rozafa”, në pronësi të biznesmenit Gjergj Luca. Sipas deklarimeve të bëra për Maska.al, punonjësit pretendojnë se janë të detyruar të punojnë deri në 16 orë në ditë, pa përfituar asnjë ditë pushimi javor. Ata shprehen se, megjithëse u është siguruar akomodimi dhe ushqimi, kushtet e strehimit janë të vështira, pasi 5 deri në 6 persona ndajnë të njëjtën dhomë. Burimet tona bëjnë me dije se paga e tyre varion, ndërsa disa prej punonjësve kanë deklaruar se marrin deri në 500 euro në muaj. Pretendimet e ngritura nga punonjësit ngrenë pikëpyetje...
Burimi:
gijotina.com