Shqipëria magnet për turistët, të ardhurat rriten me 14.8% në tremujorin e parë

Shqipëria magnet për turistët, të ardhurat rriten me 14.8% në tremujorin e parë

Tre muajt e parë të këtij viti kanë sjellë një nivel rekord të ardhurash nga shtetasit e huaj që kanë udhëtuar në Shqipëri. Në kahun tjetër, edhe shpenzimet e shqiptarëve jashtë kanë arritur shifra të papara deri tani. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave bëjnë të ditur se në 3 mujorin e parë të vitit 2026, shpenzimet e të huajve që kanë udhëtuar në Shqipëri arritën në total 1 miliard e 4 milionë euro. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë pas viteve ’90 dhe reflekton kthimin e Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik këtë vit. Shpenzimet e të huajve për udhëtime janë rritur me 14.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të...