Shoqata e Transportit: Nga 1 Qershori, bileta e autobusit 30 lekë më shumë nëse paguhet me kartë
Nëse nga 1 Qershori, operatorët e transportit publik do të nisin të përdorin sistemin POS/POI për pagesat, bileta e autobusit për qytetarët nuk do të kushtojë 40 lekë sa është aktualisht çmimi, por do të kushtojë 30 lekë më shumë. Nëse qytetari zgjedh që biletën e autobusit të mos e paguajë cash, por me kartë bankare, nëpërmjet sistem POS, çmimi i paguar nga ai do të jetë 75% më shumë apo në vlerë 30 lekë më tepër. Sipas njoftimeve të Tatimeve, brenda 30 majit të gjitha bizneset, që kryejnë shitje me para në dorë, përfshirë edhe sektorin e transportit janë të detyruar të pajisen me terminale POS/POI. Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas ngre shqetësime serioze mbi kostot dhe zbatueshmërinë e këtij procesi në transportin urban....
Burimi:
ntv.al