EMRAT/ Në kërkim nga SPAK, arrestohen në Dubai me qëllim ekstradimin 5 shqiptarë
Policia e Shtetit ka njoftuar, se pesë persona janë arrestuar sot në Dubai me qëllim ekstradimin. Kristo Qirici, Eldjan Allushi dhe tre persona të tjerë janë të arrestuarit, të cilët ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK. Gjithashtu, vijon bashkëpunimi për verifikimin e një shtetasi tjetër shqiptar që ndodhet në Dubai, i cili dyshohet se përdor dokumente false. Njoftimi i Policisë: Interpol Tirana/Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i shkëmbimit të informacionit me homologët në Abu Dhabi, janë kapur në Dubai dhe janë arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 5 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kërkuar nga SPAK-u. -4 nga këta shtetas, konkretisht K. Q., 44 vjeç, Sh. K., 44 vjeç, I. L., 30...
Burimi:
ntv.al