Sherri me efektivët në Kamëz/ Merret sërish në pyetje “roja” i Vis Martinajt dhe personat e përfshirë në konflikt

Sherri me efektivët në Kamëz/ Merret sërish në pyetje “roja” i Vis Martinajt dhe personat e përfshirë në konflikt

Komisariati numër 5 në Tiranë ka thirrur sërish për të marrë deklaratat e personave, të cilët u përfshinë në një konflikt mbrëmjen e së hënës pranë një lokali në Kamëz, mes tyre ish efektivi i Operacionales Jeton Lami, njëherazi edhe personi i fundit që ka parë Ervis Martinajn. Sipas burimeve pranë grupit të hetimit, sqarohet për Abc News se nga deklaratat e të gjithë personave të shoqëruar dyshohet se konflikti ka qenë banal dhe është nisur nga një person, i cili ka shkuar në tavolinën ku ishte efektivi i FNSH me shokët e tij dhe u ka thënë të mos këndojnë pasi aty afër ishte një rast vdekje. Efektivi i FNSH, Roberto Uku ka tentuar të qetësojë situatën por pasi kanë dalë nga ambientet e...