SHBA dhe Irani nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për t’i dhënë fund konfliktit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zëvendëspresidenti J. D. Vance dhe kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, kanë nënshkruar në mënyrë elektronike një memorandum mirëkuptimi që synon t’i japë fund konfliktit mes SHBA-së dhe Iranit, konfirmuan zyrtarë amerikanë. Sipas marrëveshjes paraprake, parashikohet hapja e Ngushticës së Hormuzit dhe heqja e bllokadës detare ndaj porteve iraniane, masa që pritet të rrisin ndjeshëm qarkullimin detar dhe të lehtësojnë tregjet globale të energjisë. Megjithatë, zbatimi i plotë i marrëveshjes mund të përballet me sfida praktike. Raportet tregojnë se nevojiten operacione për pastrimin e minave në Ngushticën e Hormuzit përpara rikthimit të plotë të trafikut detar, ndërsa normalizimi i qarkullimit mund të kërkojë disa javë. Zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur se ceremonia zyrtare e nënshkrimit do të zhvillohet...
Burimi:
javanews.al