Digjet makina diplomatike bullgare në Shkup
Një person ende i paidentifikuar i vuri flakën një automjeti me targa diplomatike bullgare, i parkuar pranë Ambasadës së Bullgarisë në Shkup. Si pasojë e zjarrit u dëmtua edhe një automjet i dytë, gjithashtu me targa diplomatike bullgare. Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit, i cili sipas mediave lokale dyshohet të jetë një i ri. Qeveria e Maqedonisë së Veriut reagoi menjëherë duke dënuar incidentin dhe duke e cilësuar atë si një akt të papranueshëm vandalizmi. “Veprime të tilla përbëjnë një sulm ndaj sigurisë, marrëdhënieve diplomatike dhe të drejtës ndërkombëtare. Çdo përpjekje për të nxitur tensione, urrejtje apo pasiguri do të ndëshkohet me ashpërsinë më të madhe”, thuhet në deklaratën zyrtare. Ngjarja vjen në një...
Burimi:
vizionplus.tv