Sërish përplasje me SHBA-në, kryeministri kanadez: Respektoni sovranitetin tonë
Kryeministri kanadez Mark Carney ka shprehur shqetësimin e tij ndaj administratës amerikane për takimet sekrete që zyrtarët e Departamentit të Shtetit të SHBA-së kanë zhvilluar me grupe separatiste nga provinca kanadeze e Albertës. Në një konferencë për shtyp, Carney tha se ai priste që administrata amerikane të “respektonte sovranitetin kanadez” dhe theksoi se çështja e separatizmit në Alberta nuk ishte diskutuar kurrë nga Presidenti Trump gjatë bisedave të tij me të. Takimet sekrete kanë nxitur përplasje midis Uashingtonit dhe Otavës, pasi liderët e Projektit të Prosperitetit të Albertës (APP) – një grup ekstremist i djathtë që kërkon pavarësinë e provincës – janë takuar tri herë me zyrtarë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së që nga prilli i vitit të kaluar. Gjatë këtyre takimeve, ata kanë...
Burimi:
top-channel.tv