Salianji: Ja dy pazaret e mëdha Rama-Berisha, deputetë duan të shkojnë në Kuvend, nuk i lë Berisha
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji akuzon Sali Berishën për marrëveshje të fshehura me kryeministrin Edi Rama. Salianji shkruan se Berisha i ka falur Ramës reformën zgjedhore dhe atë territoriale, duke mos shkuar në komisione e duke mos bërë propozime konkrete.“Sali Berisha nuk ka paraqitur asnjë propozim serioz për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Nuk kërkon lista 100% të hapura, nuk kërkon sistem proporcional kombëtar dhe nuk mbron të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur drejtpërdrejt deputetët… Vetëm një javë para përfundimit të afatit të Komisionit për Reformën Territoriale, Sali Berisha nuk ka paraqitur asnjë alternativë për mënyrën se si opozita mendon se duhet të organizohet ndarja e re administrative e vendit”, shkruan Salianji.Salianji ka komentuar dhe bojkotin e seancave plenare nga opozita duke thënë se...
Burimi:
ntv.al