“Boll me eunukë, e minj politikë”/ Murrizi kritika ndaj Berishës para mbledhjes së PD: Nxirri emrat, mos na shit moshën
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka lëshuar një lumë kritikash të ashpra në drejtim të kreut të PD-së, Sali Berisha, dhe lidershipit të partisë, përpara mbledhjes së Këshillit Kombëtar të thirrur për të mërkurën e 15 korrikut. Përmes një reagimi të fortë, Murrizi kërkon transparencë për emrat e kandidatëve për postet drejtuese, ndërsa sulmon ashpër ata që i quan “parazitë politikë” dhe deputetë pa vota. Murrizi i ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë Berishës që t’i bëjë publike kandidaturat që sot, duke ironizuar rrethanat që shoqërojnë procesin. “Nxiri emrat Doktorr para mbledhjes se nuk ti ‘vret’ kush rri pa merak, vetem po i ‘vrau’ LOPA se tren nuk ka më”, shkruan ai, duke kujtuar mbledhjen për Kryesinë ku sipas tij, shumica e...
Burimi:
sot.com.al