Reportazhi i BBC: Bandat e Ekuadorit lidhje me kartelet meksikane dhe mafien shqiptare, polici: Korrupsioni ka depërtuar në shtet

Reportazhi i BBC: Bandat e Ekuadorit lidhje me kartelet meksikane dhe mafien shqiptare, polici: Korrupsioni ka depërtuar në shtet

Në qytetin Duran të Ekuadorit, një nga zonat më të goditura nga trafiku i drogës dhe lufta mes bandave rivale, kapiteni i policisë Jean Carlos Bustamante thotë se armiku nuk gjendet vetëm në rrugë, por edhe brenda institucioneve shtetërore. Në një reportazh të publikuar nga BBC, oficeri pranon se korrupsioni ka depërtuar në radhët e policisë, administratës dhe politikës, duke e bërë edhe më të vështirë luftën kundër krimit të organizuar. “Ne kemi shumë njerëz të këqij brenda njësisë sonë, brenda shtetit dhe politikës. Kemi shumë persona të korruptuar që paguhen nga bandat kriminale”, shprehet ai. Sipas Bustamantes, të vetmit efektivë tek të cilët mund të ketë besim janë anëtarët e ekipit të tij të përzgjedhur. Në moshën 34-vjeçare, ish-anëtari i forcave speciale udhëheq operacione të...