Optimizëm i matur-Klima e biznesit në Gjermani përmirësohet
Optimizmi në drejtimet e ndërmarrjeve gjermane po forcohet përsëri. Instituti ifo i Mynihut mblodhi të dhëna nga rreth 9.000 drejtues biznesesh. Sipas tij, indeksi i klimës së biznesit u rrit në korrik në 86.6 pikë. Kjo është rritja e tretë radhazi. Ekonomistët e anketuar nga agjencia Reuters prisnin vetëm 86.0 pikë. Në qershor, barometri kishte shënuar 85.7 pikë. Analistët paralajmërojnë megjithatë që rritja aktuale të mos mbiinterpretohet: "Rritja e dukshme e klimës së biznesit ifo ka vlerë të kufizuar informuese, sepse shumica e ndërmarrjeve iu përgjigjën pyetësorit përpara rritjes së fortë të çmimit të naftës gjatë dy javëve të fundit," thekson Jörg Krämer, ekonomisti kryesor i Commerzbank. Në shumë sektorë në Gjermani rrezikohen humbje masive vendesh pune. Lufta me Iranin vazhdon të rëndojë mbi optimizmin...
Burimi:
syri.net